Ngjarjet në veri, Osmani thërret në takime ndaras krerët e opozitës, merr pjesë edhe shefi i AKI-së - Gazeta Express
string(66) "ngjarjet-ne-veri-osmani-therret-ne-takime-ndaras-kreret-e-opozites"

Ngjarjet në veri, Osmani thërret në takime ndaras krerët e opozitës, merr pjesë edhe shefi i AKI-së

Lajme

Gazeta Express

27/09/2023 11:53

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është duke takuar kryetarët e partive parlamentare pas sulmit terrorist që ndodhi në veri të vendit.

Gazeta Express mëson nga burimet se tash nga ora 12:00, Osmani do ta presë në takim kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lexo Edhe:

Po ashtu, Osmani ka në plan takimet edhe me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në takime po merr pjesë edhe shefi i AKI-së, Petrit Ajeti.