Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë - Gazeta Express
string(46) "ngjarjet-e-paralajmeruara-per-sot-ne-kosove-63"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 7:31

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 7:31

Ngjarjet e datë 05 shtator 2025:

Bordi i ZRRE-së do të mbajë mbledhjen e radhës. (ZRRE, Prishtinë, ora 09:00)

Me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës do të mbahen aktivitete të Policisë në Bashkësi me fëmijë dhe të rinj me pjesëmarrje edhe të pjesëtarëve të njësive speciale. (Sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 09:00 – 13:00)

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama do të dorëzojë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese. Ai dhe nënkryetari Shkëmb Manaj do të mbajnë konferencë për media. (Para objektit të Gjykatës Kushtetuese Prishtinë, ora 10:00)

Me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës mbahet Porta e hapur. (Drejtoritë Rajonale të Policisë si dhe stacionet policore organizojnë portën e hapur për qytetarë, ora 10:00-14:00)

Me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës zhvillohet ndeshja e volejbollit – Policia e Kosovës me Policinë e Shtetit. (Salla e Sporteve, Pallati i Rinisë Prishtinë, ora 12:15)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Prishtinë, ora 10:00)

Komuna e Vushtrrisë organizon tryezë shkencore me rastin e 35-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik. (Kalaja e Qytetit Vushtrri, ora 11:00)

Mbahet mesha solemne me rastin e festës së Shën Nënë Terezës. (Katedralja Shën Nënë Tereza, ora 11:00).

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi marrin pjesë në vendosjen e gurthemelit për Kuzhinën Qendrore. (Mbrapa Kompleksit Malësia, afër Lumit Llap, ora 11:30).

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi marrin pjesë në përurimin e çerdheve publike në Kërpimeh (objekti i vjetër i Shkollës “Hamit Sejdiu” Kërpimeh, ora 12:00) dhe çerdhes në Orllan (brenda objektit të shkollës në Orllan, ora 13:00)

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mban konferencë për media. (Zyrat e OVL UÇK Prishtinë, ora 14:00)

Bëhet hapja zyrtare e Qendrës për Qëndrim Ditor për Fëmijë “Si te Gjyshja”, një projekt i realizuar me përkushtim nga Fondacioni Drita. (Rruga “Rasim Kiçina” nr. 37 Prishtinë, ora 18:00)