Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë - Gazeta Express
string(46) "ngjarjet-e-paralajmeruara-per-sot-ne-kosove-58"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 7:34

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 7:34

​Ngjarjet e datës 25 qershor:

Skema Young Cell (YCS) organizon ceremoninë e hapjes së Shkollës Verore të BE-së 2025, për të trajtuar temën qendrore të këtij viti: Inteligjenca Artificiale dhe Ndikimi i Saj në Qeverisje, Shoqëri dhe Siguri. (Fakultetin Filologjik, Salla” Idriz Ajeti”, ora 09:00)

Mbahet Konferenca e 41-të Vjetore të Shoqatës Evropiane të Kartës për Rini (EYCA). (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 09:30)

Demokraci Plus (D+) mban konferencën rajonale me temën “Fuqia e Pjesëmarrjes: Ulja e Barrës Administrative Përmes Angazhimit të Qytetarëve dhe Bizneseve në Ballkanin Perëndimor”. (Hotel “Sirius”, ora 09:30)

Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjes përmes Likuidimit nr. 73 (ShAL 73), ku janë përfshirë 98 prona të gjithë shoqërisë që shpërndahet në të gjithë Kosovën. (Hotel Grand, salla e konferencave, ora 10:00)

Vazhdimi i 37-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. (Salla plenare, ora 11:00)

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, takon një delegacion të nivelit të lartë nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane.( Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, organizon takim “Kafja e mëngjesit” me bizneset e Gjakovës. (Gjakovë, ndërtesa e komunës, ora 11:00)

Bizneset e Komunës së Ferizajt mbajnë protestë për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me punimet në projektin: Zgjerimi i Rrugës në hyrje të Ferizajt, që implementohet nga MMPHI-ja. (Rruga Ferizaj-Prishtinë, afër qendrës tregtare Ring Mall dhe bizneseve Elektrosistem dhe HIB Petrol, Ferizaj, ora 11:00)

Federata e Notit të Kosovës, organizon “Kampionati i Kosovës në Not” në pishinën 50 metërshe. (Zllakuqan, Klinë).

Instituti Albanologjik mban konferencë për media, me qëllim të sqarimit publik dhe institucional lidhur me caktimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Institutit, si dhe për të reaguar ndaj deklaratave të dhëna nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI). (Salla e konferencave, kati III, Instituti Albanologjik, ora 13:00)

Intercity mban konferencë për media si dhe shfaq një dokumentar. (Hotel Emerald, Prishtinë, ora 18:30)