Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë - Gazeta Express
string(46) "ngjarjet-e-paralajmeruara-per-sot-ne-kosove-57"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 7:36

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 7:36

Ngjarjet e datës 24 qershor:

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, dr. Arben Vitia, marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e aneksit të Depos së barnave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe fillimin e renovimeve në këtë depo.( Rruga Aziz Abrashi, Zona Industriale, Prishtinë, ora 10:00)

Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban takim me punëtorët e sigurimit fizik dhe vendoset për hapat e mëtutjeshëm. (Takimi mbahet para administratës se QKUK-së në Prishtinë, ora 10.00)

Lansohet Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Përmbarimit. (Hotel “Mercure”, Prishtinë, ora 10:00)

Organizata joqeveritare Qendra për Avokim të Kulturës Demokratike (ACDC) organizon konferencë me temën “Punësimi dhe përfshirja institucionale e komuniteteve joshumicë në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet ceremonia mortore e veprimtarit të çështjes kombëtare Ekrem Jashari në Ferizaj:

13:00 – 14:30 | Homazhe pranë arkivolit – Galeria e Arteve, Ferizaj

15:00 | Mbledhje Komemorative – Teatri “Adriana”, Ferizaj

17:00 | Varrimi – Varrezat e Veteranëve në varrezat e qytetit, Ferizaj.