Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë - Gazeta Express
string(46) "ngjarjet-e-paralajmeruara-per-sot-ne-kosove-55"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 7:32

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 7:32

Ngjarjet e datës 12 qershor:

Seanca gjyqësore për rastin Banjska. (Prokuroria Themelore Prishtinë, ora 09:30)

Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. (Prokurori i Shtetit, rruga “Luan Haradinaj”, Prishtinë, ora 10:00)

Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës mban konferencë për media. (Zyrat e Qendrës së Prishtinës të Lëvizjes Vetëvendosje, rruga “Rexhep Luci” – te kinemaja ABC, ora 10:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës shpalos agjendën 15 pikëshe të qeverisë së unitetit kombëtar. (Selia qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Prishtinë, ora 11:00)

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon aktivitetin e ndërgjegjësimit “Puna e rrezikshme shkatërron fëmijërinë”, me rastin e Ditës Botërore kundër Punës së Rëndë të Fëmijëve. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 11:00)

Agjenda e ceremonisë mortore të ish-kryeministrit Bujar Bukoshi:

Mbledhje komemorative. (Amfiteatri i ri i Bibliotekës Qendrore Universitare të Prishtinës, ora 09:00 – 09:30)

Homazhe në Hollin e Kuvendit të Kosovës (Ora 10:00 – 13:00)

Nisja nga Kuvendi i Kosovës për në ceremoninë e varrimit. (Ora 13:30)

Ceremonia e varrimit në Kompleksin e Dëshmorëve në Velani, Prishtinë. (Ora 14:00)

Me rastin e 20-vjetorit të Lëvizjes Vetëvendosje do të mbahet tribuna “Historiku i Lëvizjes dhe ku jemi pas 20 viteve”. (Zyra e parë e Lëvizjes Vetëvendosje! platoja afër Postës Kryesore/Kroi i Bardhë, ora 14:00.

Dita e Çlirimit – agjenda e aktiviteteve Ferizaj:

Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve (Ora 10:00)

Mini-maratonë “Vrapojmë me Policinë tonë” – Nisja nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton” (Ora 11:30)

Orë letrare me të rinjtë – Klubi Letrar “De Rada” – Galeria e Qytetit. (Ora 17:00)

Akademi Solemne & Koncert Festiv – Teatri i Qytetit. (Ora 19:00)

Dita e Çlirimit – agjenda e aktiviteteve Prizren:

Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve Landovicë. (Ora 10:00)

Seanca solemne (Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

Akademi e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit. (Sheshi “Shatërvan”, ora 12:00)

Koncert i shoqatave kulturore artistike me këngë e valle. (Sheshi “Shatërvan”, ora 13:00)

Koncert (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” (Ora 20:00)

Organizata Voice of Roma, Ashkali and Egyptians hap ekspozitën “Testament”. (Muzeu i Mitrovicës, ora 19:00)