Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë - Gazeta Express
string(45) "ngjarjet-e-paralajmeruara-per-sot-ne-kosove-4"

Lajme

Gazeta Express

21/10/2021 7:52

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

21/10/2021 7:52

Ngjarjet e ditës, 21 tetor 2021.

Gjykata Speciale vazhdon seancën gjyqësore në rastin Gucati e Haradinaj. (Ora 09:30).

Lexo Edhe:

Prezantimi online i Raportit të rregullt ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.(Zoom,https://worldbankgroup.zoom.us/j/97581587600?pwd=YzBVb2NnVHJDak1kRDBscE0rVG5Ldz09, ora 10:00).

Në Komisionin për Integrim Evropian raporton Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00).

Caritasi zviceran, organizon panelin e diskutimit: Rëndësia dhe përfitimet e zhvillimit ne fëmijëri të hershme që organizohet në kuadër të kampanjës “Ndërgjegjësimi për Rëndësinë e Zhvillimit në Fëmijëri të Hershme – Vnoma Veshin” të projektit SHPRESE. (Kino ABC, ora 11:00).

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, mban konferencë për medie për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 12:30).

Biznesi “Rronifer” SH.P.K., anëtar i Odës së Afarizmit të Kosovës, inauguron selinë e re të fabrikës. (Magjistralja Gjakovë – Prizren, kilometri i dytë, ora 12:30).