Ngjarjet e ditës 22 shtator 2025:
09:00- Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt. (Pallati i Drejtësisë)
09:00- Seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Dëshmon dëshmitari i tretë (Hagë)
09:00- Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i Prokurorit të Shtetit)
10:00- Mbledhja e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla KK- Rahovec)
11:00- Kryetarët e Forumeve Rinore Politike nënshkruajnë Deklaratën e Përbashkët. (Swiss Diamond Hotel)
11:00- Mbahet ceremonia e Pranim-Dorëzimit të Grantit ndërmjet Ambasadës Japoneze në Kosovë dhe Komunës së Hanit të Elezit. (Komuna e Hanit të Elezit/ Zyra e Kryetarit)
12:00- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Universitetet e Kosovës shënojnë “Ditën Ndërkombëtare Pa Makina”. (Komuna Mitrovica Veriore)
13:00- Shoqata Esnaf organizon panel diskutimi me rektorin e “Universitetit 19 Mayıs” Samsun, Turqi.
(Hotel Premium Park Prizren)