Ngjarjet e paralajmëruara për 1 shtator 2025 - Gazeta Express
string(44) "ngjarjet-e-paralajmeruara-per-1-shtator-2025"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 6:59

Ngjarjet e paralajmëruara për 1 shtator 2025

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 6:59

Ngjarjet e ditës 1 shtator 2025:

8:30-9:30- Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të vizitojë shkollën fillore “Faik Konica” dhe SHFMU “Ali Kelmendi”.

11:30- Aleanca Kosovare e Bizneseve – AKB, Agrokosova Holding dhe Komuna e Suharekës organizojnë aktivitetin tradicional “Vjelja e rrushit- Kosova 2025”. (Kompleksi i vreshtarisë dhe prodhimit të verës Agrokosova Holding në Suharekë)

12:00- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, Zyra për Qeverisje të Mirë e Kryeministrit, Trust Circle Foundation dhe organizata Labyrinth hapin fushatën “Një komunitet pa varësi” për vetëdijesim për rrezikun nga substancat narkotike nga fëmijët dhe të rinjtë (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë)

12:00 DHE 17:00- Aktivitetet e Kombëtares së Kosovës në futboll:
Konferenca për media e përzgjedhësit Franco Foda (Hotel “Emerald”)
Stërvitja e Kombëtares (Kampi Nacional i FFK-së, Hajvali)

13:00- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi, salla C301)