Ngjarjet e ditës, çka ndodh sot në Kosovë? - Gazeta Express
string(40) "ngjarjet-e-dites-cka-ndodh-sot-ne-kosove"

Ngjarjet e ditës, çka ndodh sot në Kosovë?

Lajme

Gazeta Express

24/03/2023 6:57

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport. Shqyrtohet Projektligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. ( Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Lexo Edhe:

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Gjakovës mban mbledhjen e radhës.( Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, ora 10:00)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Deçan, ora 11:00)

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly nënshkruajnë marrëveshjen që zyrtarisht lanson një nismë të re të përbashkët në sektorin e shëndetësisë në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

Studiuesi Yll Rugova prezantohet me temën “Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit”. (Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Artit, ora 12:00)

Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, Deçan, ora 12:00)

Hapet ekspozita me fotografi e autores, Mirvete Hasani e titulluar: ” Gratë dhe vajzat e UÇK-së”( Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

Punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës mbajnë takim me kryetarë të shoqatave sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. ( Federata Sindikale, ora 12:30)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional. Të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:30)

PSD mban konferencë për media rreth protestës të së shtunës. ( Zyra e PSD-së Rr. “Bajram Kelmendi”, ora 15:00)

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, me rastin e 24 marsit, Ditës së  bombardimeve organizon: “Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve”. ( “Mon Ami”, Ferizj, ora 19:30)./KP/