Ngjarjet e ditës 10 korrik 2025:
09:00- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban takimin e 349-të. (Objekti i KGjK-së, Prishtinë)
10:00- Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, mban konferencë për media, prezanton të arriturat dhe aktivitetet e ATK-së për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. (Zyra Qendrore e ATK-së, Prishtinë)
10:30 – 14:30- Avokati i Popullit mban disa aktivitete në veriun e vendit:
Ora 10:30 – Vizitë në Leshak. (Komuna e Leposaviqit)
Ora 12:30 – Takim me qytetarët dhe OJQ në Leposaviq. (Restorani “Tiha Noc”)
Ora 14:30 – Takimi me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
16:00- Mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së. Zyrtarizohen kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhje lokale të 12 tetorit. (Zyrat e LDK-së, Prishtinë)