Një ngjarje aspak e zakontë dhe mjaft komike ka ndodhur në Indi, respektivisht në qytetin Kerala.
Një futbollist i ri duke gjuajtur në portë, shënjestroi diku tjetër, duke shkaktuar dëme, shkruan “Gazeta Express”.
Në fakt, lojtari në fjalë gjuajti nga largësia mbi portë dhe topi përfundoi në kokën e një motoristi që po kalonte andej pari.
E motoristi me këtë rast e humbi drejtpeshimin dhe përfundoi në tokë me motorin e tij, duke e rrëzuar një motor tjetër madje.
Pa dyshim, djaloshi me numër 15 nuk e kishte për qëllim të shkaktonte probleme, por gjuajtja e tij e goditi objektin e gabuar… /Gazeta Express/