Ngjarje e rëndë në Krujë, vriten me armë zjarri 2 vëllezër - Gazeta Express
string(57) "ngjarje-e-rende-ne-kruje-vriten-me-arme-zjarri-2-vellezer"

Ngjarje e rëndë në Krujë, vriten me armë zjarri 2 vëllezër

Gazeta Express

04/06/2020 23:18

Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Gramëz të Krujës.

Raportohet se 2 persona kanë humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri.

Lexo Edhe:

Viktima mbetën dy vëllezërit Gramoz dhe Xhentil Bardhi, respektivisht 34 dhe 24 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhu për motive hasmërie.

“Më datë 04.06.2020, rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz, Krujë, në rrethana ende të paqarta janë plagosur më armë zjarri shtetasit G.B., 34 vjeç, dhe Xh.B., 24 vjeç, (vëllezër), të cilët janë dërguar në spital por rrugës kanë ndërruar jetë.

Në ndihmë të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shkuar dhe forca të DVP Durrës dhe FNSh e Tiranës ku  vijon krehja  e zonës për  kapjen e autorit.

Menjëherë  është ngritur Grupi hetimor  dhë në ndihmë të tyre janë nisur dhe Specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit  Krujë po punohet  për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Krujës.