Ngjarje e rëndë në Greqi, 38-vjeçarja mbyllet në banesë dhe abuzohet seksualisht me të - Gazeta Express
string(85) "ngjarje-e-rende-ne-greqi-38-vjecarja-mbyllet-ne-banese-dhe-abuzohet-seksualisht-me-te"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2022 22:57

Ngjarje e rëndë në Greqi, 38-vjeçarja mbyllet në banesë dhe abuzohet seksualisht me të

Lajme

Gazeta Express

01/10/2022 22:57

Një 38-vjeçare në Nea Joni të Greqisë, përjetoi tmerrin me sy pas disa ngjarjeve të rënda që kaloi.

Sipas burimeve nga mediat greke, ajo u mbajt e lidhur me zinxhirë për të paktën pesë ditë nga partneri i saj 58-vjeçar, i cili edhe abuzonte me të njëkohësisht.

Lexo Edhe:

Dramës së saj i kanë dhënë fund fqinjët, të cilët në një moment kanë dëgjuar zëra dhe kanë lajmëruar policinë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur policët, ku fqinjët u kanë treguar vendin ku janë dëgjuar zërat.

Pasi kanë gjetur banesën dhe i kanë rënë ziles, 58-vjeçari ka hapur derën. I pyetur nga policia se çfarë “po ndodh këtu”, ai është përgjigjur “gjithçka është në rregull”. Policia, megjithatë, pa një grua brenda në shtëpi, e cila u dha disa sugjerime. Policët kanë hyrë brenda dhe gruaja ka raportuar se partneri i saj po e përdhunonte me armë.

Bëhet me dije se pas kontrollit të policisë në shtëpi, ndër të tjera u gjet një karabinë, për të cilën 58-vjeçari kishte patentë, si dhe një armë ushtarake.