Ngjarje e rëndë në Gjermani: Nëna vret dy djemtë e saj dhe më pas veten - Gazeta Express
string(70) "ngjarje-e-rende-ne-gjermani-nena-vret-dy-djemte-e-saj-dhe-me-pas-veten"

Lajme

Gazeta Express

06/02/2025 7:58

Ngjarje e rëndë në Gjermani: Nëna vret dy djemtë e saj dhe më pas veten

Lajme

Gazeta Express

06/02/2025 7:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 4 shkurtit në Gjermani, kur një burrë gjeti bashkëshorten dhe dy djemtë e tij pa shenja jete kur u kthye në shtëpi.

Siç raportojnë mediat gjermane, gruaja 45-vjeçare ka vrarë dy djemtë e saj adoleshentë (14 dhe 16 vjeç) e më pas i ka dhënë fund dhe jetës së saj.

Tragjedia familjare raportohet se ka ndodhur në banesën e tyre në Villingen-Schwenningen.

Punonjësit e shpëtimit mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e tyre. Oficerët gjetën një thikë, e cila dyshohet të jetë arma e vrasjes.

Departamenti i Hetimeve Penale ka nisur hetimet e mëtejshme, duke marrë në pyetje fqinjët në lagje të martën në mbrëmje ndërkohë që ekipi i mjekësisë ligjore siguruan prova.

Advertisement
Advertisement
Advertisement