Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Majac të Podujevës, pos viktimës janë edhe dy gra të plagosura.
Njëra prej tyre dyshohet se është ajo që qëlloi mbi viktimën tashmë të ndjerë.
Naser Syla nga Emergjenca e QKUK, ka konfirmuar për Gazetën Express se gjendja e të grave të plagosura është shumë e rëndë.
Njëra prej tyre është 73-vjeçare, ndërsa tjetra 31-vjeçare.
“Dy paciente gjinisë femrore,njera e lindur me 1953 tjetëra 31 vjeqare, jonë sjellë nga autoambulanca e podujevës, arsyja lëndim me armë zjarri, gjendje shumë e rëndë dhe jo stabile, jonë kry egzaminimët e nevojshme në QE, të dy pacientët jonë të intubura me frymarje të asistuar, njera është derguar në sallë operative ku jonë duke punuar ekipët e Neurokorurgjisë dhe Anestezionit, gjendja e pacintëve shumë e rëndë”, ka thënë Syla. /Gazeta Express