string(113) "ngjarja-qe-tronditi-mbreme-prishtinen-dorasi-e-viktima-jane-vellezer-te-regjisorit-te-njohur-kosovar-agon-myftari"

Lajme

Gazeta Express

28/10/2024 9:56

Ngjarja që tronditi mbrëmë Prishtinën, dorasi e viktima janë vëllezër të regjisorit të njohur kosovar Agon Myftari

Lajme

Gazeta Express

28/10/2024 9:56

Një ngjarje tragjike ndodhi të dielën në mbrëmje jo fort larg qendrës në Prishtinë, ku u shënua një incident i rëndë që përfundoi me fatalitet. Për motive akoma të panjohura, një person dyshohet se ther për vdekje me thikë vëllain e tij, te banesa e tyre në rrugën “Tirana”.

Motivet e rastit akoma nuk dihen, teksa tashmë ka nisur hetimi nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Kjo ngjarje ka tronditur familjen Myftari, ku ndodhi krimi i rëndë dhe humbi jetën Auroni, ndërsa i dyshuar është vëllai i tij, Genti.

Të dy raportohet të jenë vëllezër të regjisorit kosovar Agon Myftari.

Në emrër të familjes, Agoni ka kërkuar mirëkuptim nga mediat që të mos spekulohet për rastin e vdekjes së Auron Myftarit, anëtarit të familjes i cili dyshohet se u vra nga vëllai i tij, Gent Myftari.

Ai ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit në Arbëri.

Postimi i plotë:

Të dashur familjarë e miq,

Me dhimbje të thellë e me zemër të thyer, ju njoftojmë se djali e vëllau jonë, Auron (Hazir) Myftari, në rrethana tragjike, mbrëmë ka humbur jetën.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit në Arbëri. Për detajet e sakta rreth varrimit, do të njoftoheni me kohë.

Rrethanat që kanë dërguar në humbjen e parakohshme të jetës së Auronit, janë duke u hetuar nga policia. Prandaj, kërkojmë mirëkuptim që të mos spekulohet deri sa organet e rendit ta japin versionin e tyre për ngjarjen tragjike.

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi” (Kur’an, 2:156).

Shpirti i tij u prehtë në paqe!

Me respekt,

Familja