Ngjarja në 2013/ Tentoi të kalonte drogë drejt Italisë, ekstradohet në Shqipëri 44-vjecari - Gazeta Express

Ngjarja në 2013/ Tentoi të kalonte drogë drejt Italisë, ekstradohet në Shqipëri 44-vjecari

Shqiperi

Gazeta Express

12/08/2020 13:56

Falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës kapet dhe ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë një shtetas shqiptar.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi është ekstraduar drejt vendit tonë shtetasi R. M., 44 vjeç.

Shtetasi R. M. është arrestuar nga autoritetet policore në Vareze, Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Renda Tiranë, me vendim nr. 06, datë 17.01.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 27.03.2013, ky shtetas, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë drejt Italisë, me kamion, nëpërmjet Portit të Durrësit, një sasi prej 61 kg kanabis.