Ngjarja misterioze me çiftin e sapomartuar, aroma e helmit kishte ‘pushtuar’ dhomën, çfarë deklaruan prindërit e dhëndrit në polici - Gazeta Express
string(127) "ngjarja-misterioze-me-ciftin-e-sapomartuar-aroma-e-helmit-kishte-pushtuar-dhomen-cfare-deklaruan-prinderit-e-dhendrit-ne-polici"

Gazeta Express

14/12/2019 13:30

Ngjarja misterioze me çiftin e sapomartuar, aroma e helmit kishte ‘pushtuar’ dhomën, çfarë deklaruan prindërit e dhëndrit në polici

Gazeta Express

14/12/2019 13:30

Ngjarja e helmimit të çiftit nga Xhyra e Librazhdit vazhdon të mbajë të mbërthyer opinionin publik të zonës. Ende nuk ka një version zyrtar se cilat ishin rrethanat dhe motivet që shtynë çiftin të ndërmarrë aktin fatal të vetëhelmit vetëm 5 ditë pas martesës.

Rezarta Hajdari 19 vjeçe ndërroi jetë ndërsa bashkëshorti i saj Olsi Hajdari vazhdon të mbahet në reanimacion dhe mjekët ende nuk kanë dhënë një përgjigje përfundimtare ndonëse duket se ka shpresa që të jetojë.

Lexo Edhe:

cift librazhd olsian rezarta

Gjatë ditës së djeshme grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarët dhe të afërm të tjerë. Prindërit kanë deklaruar se çifti shkonte mjaft mirë, një detaj që duket edhe në fotot dhe fjalët që kanë shprehur për njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Prindërit e djalit kanë deklaruar se ata janë gjetur të dy në dhomë, djali me shkumë nga goja dhe nusja pothuajse e pajetë.

Por Policia dhe Prokuroria nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të llojit të helmit të përdorur.

Megjithatë burime spitalore bënë me dije se helmi i përdorur dyshohet të jetë fostoksinë, nisur edhe nga aroma që lëshon ky helm pas përdorimit.

cifti-hajdari

Gjithsesi do të duhet të dalin përgjigjet e ekspertimit shkencor për të përcaktuar llojin e helmit.

Ndërkohë bëhet e ditur se në trupin e vajzës nuk janë konstatuar shenja të dhunës.

librazhd-cifti-730x440

Hetuesit shpresojnë që të zbardhin ngjarjen vetëm pas deklarimeve të Olsi Hajdarit, por ai ndodhet ende në reanimacion./abcnews.al