string(101) "ngerci-politik-abdixhku-ldk-ja-nuk-ka-nje-cante-magjike-per-te-zgjidhur-krizen-e-kemi-bere-propozimin"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 12:14

Ngërçi politik, Abdixhku: LDK-ja nuk ka një “çantë magjike” për të zgjidhur krizën – e kemi bërë propozimin

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 12:14

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhhki, ka vlerësuar se është turp ajo që po ndodh me zvarritjen e krijimit të institucioneve të reja.

Pas ndërprerjes së seancës së sotme, ai ka thënë se e gjithë përgjegjësia për ngërçin politik është i VV-së.

Sipas tij, LDK-ja e ka dhënë propozimin e saj për dalje nga situata aktuale.

“I takon partisë së parë të bëj zgjidhje, kuptojeni këtë. Partitë tjera nuk kanë numrat, si duket nuk i ka as partia e parë numrat e nevojshëm. Kemi dhënë një propozim që të bëhemi bashkë e të dalim prej kësaj krize, se është turp, është marrë se çka po ndodh. Më shumë se kaq LDK-ja nuk mund të bëj. Nuk ka çantë magjike LDK-ja që t`i zgjidh të gjitha problemet. Duhet kompromis”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka treguar edhe për takimin që do ta ketë më kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.

“Do të flasim për shumë çështje të bashkëpunimit, po afrohen zgjedhjet lokale. LDK-ja është duke u marrë me zgjedhje lokale tani. Nuk mund të bëjmë zgjidhje në një parlament ku partia e parë me 48 deputetë nuk donë të bëj zgjidhje”, ka thënë Abdixhiku.