Pas mazhoranca socialiste refuzoi dy propozimet e para për mënyrën sesi do të duhet të funksionojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, opozita dhe më saktë Partia Demokratike vjen me një tjetër ide.
Kështu sipas PD-së duhet të ngrihet një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje.
Ndër të tjera propozohet që PD të zgjedhë 2 nga 5 anëtarët e Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve, institucione këto që priten të ngrihen me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Më Pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit.
Për Komisionerin, PS zgjedh 4 kandidatë, përfaqësuesi i Opozitës politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...