“Ngele duke kënduar në dialektin e Kosovës”, Elvana Gjata i përgjigjet ndjekësit - Gazeta Express
string(77) "ngele-duke-kenduar-ne-dialektin-e-kosoves-elvana-gjata-i-pergjigjet-ndjekesit"

Rozë

Gazeta Express

28/07/2021 8:48

“Ngele duke kënduar në dialektin e Kosovës”, Elvana Gjata i përgjigjet ndjekësit

Rozë

Gazeta Express

28/07/2021 8:48

Elvana Gjata ka reaguar ndaj një ndjekësi që e ka kritikuar për përdorimin e dialektit geg. Këngëtarja publikoi së fundmi disa foto të shkëputur nga projekti më i fundit muzikor, “Papa”, që e solli në bashkëpunim me artisten me famë botërore, Inna.

Mesa duket ky koment i është dukur i pavend, që ka vendosur të replikojë.

Lexo Edhe:

“A nuk mundesh me këndu një këngë me tekst dhe dialekt shqip se ke mbet tu këndu me tekst e dialekt të Kosovës. Gjithë kosovarët këndojnë me dialektin e tyre kurse ju starat e Shqipërisë e keni bezdi me këndu në dialektin e Shqipërisë”, ka shkruar ndjekësi.

 Ndërkohë që Elvana i është përgjigjur: “Ndaje mendjen ku e ke hallin…me shqipen a dialektin pjesë e shqipes, apo me Kosovën…dmth me shqipen prapë”.