Ngadalësohet rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor, më së shumti në Kosovë - Gazeta Express
string(76) "ngadalesohet-rritja-ekonomike-ne-ballkanin-perendimor-me-se-shumti-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 12:14

Ngadalësohet rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor, më së shumti në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 12:14

Banka Botërore ka parashikuar rënie të rritjes ekonomike nga 3.6 për qind në 2024-tën në 3 për qind në 2025-tën për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Rënien më të madhe është parashikuar ta ketë Kosova, që megjithatë mbetet pak mbi mesataren e rajonit, raporton Radio Evropa e Lirë.

Përderisa niveli i papunësisë ka rënë, niveli i papunësisë te të rinjtë, nga 15 deri në 24 vjeç, është rritur në rajon. Përjashtim nga kjo bëjnë Kosova dhe Shqipëria.