Ngacmoi seksualisht një të mitur në plazh, arrestohet 20-vjeçari në Shëngjin - Gazeta Express
string(75) "ngacmoi-seksualisht-nje-te-mitur-ne-plazh-arrestohet-20-vjecari-ne-shengjin"

Shqiperi

Gazeta Express

01/08/2025 9:46

Ngacmoi seksualisht një të mitur në plazh, arrestohet 20-vjeçari në Shëngjin

Shqiperi

Gazeta Express

01/08/2025 9:46

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 20-vjeçar nga Tirana, i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj një vajze të mitur në plazhin e Shëngjinit.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 20 vjeç, banues në Tiranë, pas kallëzimit të një shtetaseje 16-vjeçare, e cila deklaroi se është ngacmuar seksualisht prej tij një ditë më parë, teksa ndodhej në zonën bregdetare.

Policia bëri me dije se veprimet e mëtejshme procedurale janë në vijim dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme ligjore. Hetimet për ngjarjen janë ende në zhvillim.