Nga Zvicra jehon thirrja e bashkimit të shqiptarëve në Kërçovë të Maqedonisë - Gazeta Express
string(76) "nga-zvicra-jehon-thirrja-e-bashkimit-te-shqiptareve-ne-kercove-te-maqedonise"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 9:23

Nga Zvicra jehon thirrja e bashkimit të shqiptarëve në Kërçovë të Maqedonisë

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 9:23

Një thirrje për bashkim dhe unitet të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, jehon në Lucern të Zvicrës, nga kërçovari Florim Cucuili, kardiolog i njohur atje.

Meqë shqiptarët në Maqedoni të Veriut rrezikojnë të humbin komunën e Kërçovës dhe ajo 4 vitet e ardhshme të udhëhiqet nga një maqedonas për shkak se shqiptarët kanë nxjerrë 3 kandidatë, Cuculi ka bërë një thirrje unifikuese nga mërgata.

“Të nderuar Kërçovare dhe Kërçovarë të mi.

Në zgjedhjet e 19. Tetorit vendin e kemi në Kërçovë. Ta duam Kërçovën tonë: Jo me fjalë – por me votë.

Ne jemi një grusht njerzish: edhe keshtu te percare si kurre me pare jemi motra dhe vllezer te njeri tjetrit. Le te lulzoje demokracia, le te fitoje me i miri. Por te lejme sy e faqe sepse te miren edhe te keqen e kemi bere dhe duhet ta tejkalojme se bashku edhe ne te ardhmen. Mos harroni, edhe kur nuk jemi per te njejtin kandidat, te gjithe duhet te jemi per Uskanen tone te dashur.

Me shume respekt per te gjithe ju. Shihemi te vendi jone me 19. Tetor.

Nga zemra” ka shkruar Florim Cuculi.

Kujtojmë se për Kërçovën garon Fatmir Dehari – kryetar aktual i komunës, ish komandandat i UÇK-së, njeri i afërt i kreut të BDI-së, Ali Ahmetit, Fatmir Limani nga VLEN dhe Shkodran Alili si kandidat i pavarur. Zgjedhjet e kaluara shqiptarët kanë pas vetëm një kandiadat dhe gjithmonë me ndihmën e mërgatës kanë arritur që të marrin komunën nën udhëheqje. Kujtojmë që në Kërçovë, përqindja e popullatës rezidente është rreth 40% maqedonas dhe me 40% shqiptarë dhe 10% nacionalitetet tjera.

Në vijim keni linkun që ju shpie te shkrimi i z.Cuculi.

https://www.facebook.com/share/p/1JKFYzevHW/