Nga zero në hero, Muriqi me ndeshje interesante ndaj Espanyolit - Gazeta Express
string(62) "nga-zero-ne-hero-muriqi-me-ndeshje-interesante-ndaj-espanyolit"

Sport

Gazeta Express

15/03/2025 18:20

Nga zero në hero, Muriqi me ndeshje interesante ndaj Espanyolit

Sport

Gazeta Express

15/03/2025 18:20

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është bërë futbollisti i parë që ka humbur penallti dhe ka realizuar autogol në një ndeshje të La Ligas, në 7 vjetët e fundit.

Herën e fundit që kjo ka ndodhur ishte në maj të 2018-s. Sergio Ramos i Realit kishte humbur penalltinë dhe kishte shënuar autogol në ndeshjen ndaj Sevillas.

Muriqi realizoi autogol në ndeshjen e skuadrës së tij Mallorca ndaj Espanyolit në xhiron e 28-të të La Ligas. Ndodhi kjo në minutën e 53-të.

E vetëm 10 minuta më pas ai humbi penalltinë.

Por krejt në fund, Muriqi u kthye në heroi. Ai qëlloi saktë nga penalltia e dytë për të, në minutat shtesë, për fitoren 2:1.

Advertisement
Advertisement
Advertisement