string(98) "nga-vrasja-e-gruas-se-pare-te-perdhunimi-i-kunates-kush-eshte-dan-hutra-qe-kreu-masakren-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

01/03/2023 15:13

Nga vrasja e gruas së parë te përdhunimi i kunatës, kush është Dan Hutra që kreu masakrën në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

01/03/2023 15:13

Dan Hutra është autori i dyshuar i krimit të rëndë në Paskuqan ku plagosi me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja  e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Në vitin 2007 Hutra është akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëjetueses së tij, Dafina Havalja 22 vjeç, me të cilën bashkejetonte në një banese me qira në një lagje të Tiranës.

Në atë kohë Hutra kishte qëne emigrant në Greqi dhe menjëherë pas krimit Interpoli u vu në lëvizje, se ai mund të arratisej nga momenti në moment.

Ndërsa në vitin 2003 mori peng nënën dhe kunatën, dhe përdhunoi kunatën tjetër.

“Po, unë e kam vrarë gruan time, Dafinën, me thikë. Jemi grindur dhe më pas e kam goditur, por gjithçka e kam bërë pa vetëdijë”, deklaronte ai në atë kohë.

Ndërkohë së fundmi ka qenë i dënuar për dhunë në familje, dhe është lënë i lirë në 16 shkurt të këtij viti.

/Gazeta Express