Ambasadorja amerikane Yuri Kim është ndalur për një vëzhgim të procesit të votimit edhe në qytetin e Elbasanit.
Ndryshe nga vitet e tjera ku ambasadorja amerikane dhe kolegët e saj kanë vëzhguar zonën e Tiranës ose përreth, këtë vit ajo fillimisht ka vëzhguar Vlorën, dhe tashmë është ndalur dhe në Elbasan.
Pas vizitës në Vlorë Kim ka thënë se ishte pranishme edhe në disa qendra votimi në qytete të tjera të vendit.
Duke folur për mediat në Vlorë, ambasadorja theksoi se: “Nuk duhet ushtruar asnjë presion ndaj votuesve dhe është e rëndësishme që cdo votues të ushtrojë të drejtën e tij. Asnjë nuk duhet dhe ta blejë votën dhe është përgjegjësia e autoriteteve që të zbatojnë ligjet në mënyrë të barabartë”.
Ajo përveçse si vëzhguese, është treguar edhe këshilluese ndaj komisionerëve, të cilëve iu është lutur të raportojnë çdo incident të mundshëm pavarësisht përkatësisë politike./Gazeta Express