Nga vjedhjet me armë, tek pjesëmarrja në grup kriminal, kush janë 4 ‘të fortët’ që OFL kërkon të deklarojnë pasurinë - Gazeta Express
string(112) "nga-vjedhjet-me-arme-tek-pjesemarrja-ne-grup-kriminal-kush-jane-4-te-fortet-qe-ofl-kerkon-te-deklarojne-pasurine"

Gazeta Express

28/05/2020 17:17

Nga vjedhjet me armë, tek pjesëmarrja në grup kriminal, kush janë 4 ‘të fortët’ që OFL kërkon të deklarojnë pasurinë

Gazeta Express

28/05/2020 17:17

Zbardhet identiteti i plotë i 4 ‘të fortëve’ të cilëve Operacioni Forca e Ligjit iu ka kërkuar që të plotësojnë formularin e deklarimit të pasurisë.

Bëhet fjalë për Olsi Ibraliu, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, Kreshnik Allaraj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë” si dhe Erjon Kola, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”.

Lexo Edhe:

Po ashtu, personi i katërt është Ilir Rustemi, banues në Shkodër, person nën hetim, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./bw