string(103) "nga-tito-fadil-hoxha-vllasi-rugova-tek-thaci-e-kurti-si-i-kishte-pershkruar-ne-pressing-kaqusha-jashari"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 14:08

Nga Tito, Fadil Hoxha, Vllasi, Rugova tek Thaçi e Kurti- Si i kishte përshkruar në “Pressing” Kaqusha Jashari

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 14:08

Themeluesja e Partisë Socialdemokrate, Kaqusha Jashari, ka vdekur sot në moshën 78 vjeçare. Jashari ka qenë një prej politikaneve më të vjetra, që ka qenë pjesë e politikës që në kohën e Jugosllavisë e deri vonë në Kosovën e pavarur, shkruan Gazeta Express.

Në një intervistë të dhënë para tre vitesh në emisionin Pressing në T7 të autorit Leonard Kërquki, Kaqusha Jashari kishte dhënë vlerësimin e saj prej disa figurave politike, nisur nga Tito e duke përfunduar tek lideri i LVV-së, Albin Kurti.

Për Titon kishte deklaruar se e sheh si një prej personazheve pozitive të historisë.

“Unë vetëm një herë e kam pa, por jo vetë, por në grup kur ka ardhë në Kosovë në Grand. Kam qenë prej sindikatës. Gazetat serbe patën shkruar, sepse na patën shërby gullash port ë mbuluar me petë. Shkruanin gazetat se kanë shërby në “Grand” plisa. E kam një mendim pozitiv, Sepse ai të gjithëve iu ka dhënë kapak dhe iu ka marrë kapak, por Kosovës ia ka dhanë krejt, por ia ka marrë qat titullin…”, kishte thënë Kaqusha Jashari në Pressing për Josip Broz Titon.

Mendim pozitiv, Jashari ka thënë se ka pasur edhe për Fadil Hoxhën, duke treguar se kjo ishte edhe për shkak të babait të saj.

Sa i përket Azem Vllasit, e ka përshkruar si një njeri korrekt me të cilin ka bashkëpunuar në mënyrë korrekte.

Presidentin historik, Ibrahim Rugova, e ka vlerësuar si pozitiv, megjithatë sipas saj ai kishte mundur të vepronte më shpejtë në disa raste.

Hashim Thaçin e kishte përshkruar si kokëfortë dhe kishte thënë se në koalicion me PDK-në kishin kaluar mirë.

“Më ka ardhë keq që s’ka shku kah e majta, por ka ndërru”, kishte thënë Jashari.

Për liderin e LVV-së, Albin Kurtin, kishte thënë se ia njeh prindërit. Duke e vlerësuar si pozitiv, Jashari kishte deklaruar se Kurti është pak më shumë i majtë, kur e ka krahasuar me veten./GazetaExpress/