string(102) "nga-tarifat-te-ftesat-per-vizite-trump-dhe-xi-riafirmojne-bashkepunimin-tregtar-ne-nje-bisede-te-gjate"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 17:15

Bisedë e gjatë mes Trump dhe Xi: Nga tarifat te bashkëpunimi tregtar, s’mungojnë ftesat për vizitë

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 17:15

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka njoftuar për një bisedë telefonike të zhvilluar me liderin kinez Xi Jinping. Trump deklaroi në një postim në platformën Truth Social se kishte zhvilluar një “telefonatë shumë të mirë” me Jinping, e cila ka zgjatur rreth një orë e gjysmë.

Ai tutje ka shtuar se me homologun e tij kanë diskutuar “disa nga hollësitë e marrëveshjes tregtare së fundmi të arritur dhe të rënë dakord.”

“Nuk duhet të ketë më asnjë paqartësi në lidhje me kompleksitetin e produkteve të rralla të tokës” ka shkruar Trump, duke shtuar se “ekipet përkatëse do të takohen së shpejti në një vend që do të caktohet”.

Trump gjithashtu ka theksuar se Xi e kishte ftuar për një vizitë në Kinë, dhe ai e poashtu e kishte ftuar atë.

“Si Presidentë të dy Kombeve të Mëdha, kjo është diçka që të dy mezi e presim. Biseda ishte e përqendruar pothuajse tërësisht te TREGTIA. Nuk u diskutua asgjë në lidhje me Rusinë/Ukrainën apo Iranin,” ka shkruar Trump.

Ndërkohë, sipas Kinës, biseda u zhvillua me kërkesë të Trumpit, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e bisedës mes dy liderëve.

Telefonata e shumë pritur mes liderëve, erdhi në një kohë tensionesh në rritje midis Uashingtonit dhe Pekinit gjatë javëve të fundit, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi mineralet e rralla, një çështje që rrezikon të shkatërrojë një armëpushim të brishtë në luftën tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës.

Kujtojmë se të dy vendet kanë arritur një marrëveshje 90-ditore më 12 maj për të tërhequr disa nga tarifat e larta të vendosura ndaj njëra-tjetrës që nga inaugurimi i Trumpit në janar.

aaaaa