Nga sot Qeveria mbulon shpenzimet e Kartonit të Gjelbër për diasporën - Gazeta Express
string(70) "nga-sot-qeveria-mbulonn-shpenzimet-e-kartonit-te-gjelber-per-diasporen"

Gazeta Express

01/08/2020 9:12

Nga sot Qeveria mbulon shpenzimet e Kartonit të Gjelbër për diasporën

Gazeta Express

01/08/2020 9:12

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli ka njoftuar se në minutat e parë të ditës së sotme është printuar polica e parë e sigurimit kufitar për diasporën me zero kosto.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Havolli ka thënë se në vazhdim duhet të punohet për anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër.

Lexo Edhe:

Sipas Havollit, për të arritur këtë është e domosdoshme ulja e numrit të automjeteve të pasiguruara në vend.

“Punët në vazhdim duhet të orientohen në anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër, e përkohësisht të sigurojmë të drejtat tona përmes ndonjë shteti mik të Kosovës. Për të arritur këtë, është e domosdoshme ulja e numrit të automjeteve të pasiguruara në vend”, ka shkruar Havolli./Gazeta Express