Nga sot, Prishtina, Prizreni, Ferizaj e Vushtrria me kufizim të lëvizjes - Gazeta Express
string(69) "nga-sot-prishtina-prizreni-ferizaj-e-vushtrria-me-kufizim-te-levizjes"

Nga sot, Prishtina, Prizreni, Ferizaj e Vushtrria me kufizim të lëvizjes

Gazeta Express

05/07/2020 19:00

Pas numrit të shtuar të të infektuarve dhe pacientëve që kanë vdekur në Kosovë nga koronavirusi, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të rikthejë një varg masash kufizuese.

Kryeministri Avdullah Hoti në konferencë për media deklaroi se për t’u përballur me pandeminë do të porosisin aparatura shesë si dhe terapi të aprovuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Lexo Edhe:

Hoti deklaroi se nga sot qytetet më të prekura të Kosovës, Prishtina, Prizreni, Ferizaj e Vushtrria do të kenë kufizim të lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Sipas tij qytetet tjera mund të shtohen në këtë listë ose këto që janë të hiqen varësisht nga zhvillimet.

Këto masa do të vlejnë edhe për gastronominë. Lokalet nuk do të lejohen të punojnë nga ora 21:00 deri në orën 05:00, dhe jashtë këtij kufizimi do të mund të punohet vetëm në hapësirat e hapura, apo me opsionin take-away.

Kryeministri bëri të ditur se edhe kapaciteti i transportit publik do të përgjysmohet.