Nga sot nis inventari i dëmeve nga zjarri në Gramsh - Gazeta Express
string(51) "nga-sot-nis-inventari-i-demeve-nga-zjarri-ne-gramsh"

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2025 17:58

Nga sot nis inventari i dëmeve nga zjarri në Gramsh

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2025 17:58

Nga e hëna ka nisur invetarizimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret në Gramsh. Grupi i punës, përbërë nga bashkitë dhe njësitë administrative, po vlerëson dëmet në banesa, bagëti dhe kullota. Kjo është një nga hapat e para për të përcaktuar kompensimin për familjet e prekura.

Aktualisht janë identifikuar rreth 40 banesa të djegura, dhe pas përfundimit të procesit të inventarizimit do të nisë dëmshpërblimi. Megjithatë, ende nuk ka një udhëzim të qartë në lidhje me formën e kompensimit, nëse do të jetë me para ose me produktet e dëmtuara.

Gjendja e zjarreve është nën kontroll, duke mundësuar grupeve të punës vlerësimin e plotë të dëmeve pa rrezikshmëri.