Nga sot në Istog çdo lehonë përfiton 150 euro mbështetje financiare - Gazeta Express
string(67) "nga-sot-ne-istog-cdo-lehone-perfiton-150-euro-mbeshtetje-financiare"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 10:29

Nga sot në Istog çdo lehonë përfiton 150 euro mbështetje financiare

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 10:29

Që nga sot, më 1 gusht, çdo nënë lehonë në Istog përfiton 150 € mbështetje financiare pas lindjes së fëmijës.

Lajmin e ka dhënë kryetari i komunës, Ilir Ferati.

“Jeta fillon me nënën, ndërsa ne e vazhdojmë me mbështetje!
Që nga sot, më 1 gusht, çdo nënë lehonë në Istog përfiton 150 € mbështetje financiare pas lindjes së fëmijës — si shenjë mirënjohjeje për dashurinë dhe harenë që i sjellin vendit tonë.
Për familjen. Për jetën. Për të ardhmen”, shkruan Ferati në njoftim.