Nga sot lirohet plotësisht lëvizja në mbikalimin e Banullës - Gazeta Express
string(59) "nga-sot-lirohet-plotesisht-levizja-ne-mbikalimin-e-banulles"

Nga sot lirohet plotësisht lëvizja në mbikalimin e Banullës

Gazeta Express

12/07/2020 8:00

Ministria e Infrastrukturës informon publikun se ka përfunduar montimi i trajeve në mbikalimin e Banullës, kryqëzimi i autoudhës A6 me autoudhën A7.1.

Tani komunikacioni është duke u zhvilluar me një korsi, por që nga sot (e diel, 12 korrik 2020), autoudha do të jetë e plotë për qarkullim.

Lexo Edhe:

“Falë angazhimit të stafit të MI-së, dinamikës së shtuar të punimeve dhe kompanisë kontraktuese, punimet e parapara të kryhen për dy ditë, janë kryer brenda dite”, thuhet në njoftimin e MI-së.