string(97) "nga-sot-i-ndajne-rruget-trump-e-pret-ne-dhomen-ovale-muskun-ia-dhuron-nje-celes-faleminderit-elon"

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 22:27

Nga sot i ndajnë rrugët, Trump e pret në Dhomën Ovale Musk’un, ia dhuron një çelës: Faleminderit Elon

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 22:27

Presidenti amerikan Donald J. Trump ka lavdëruar themeluesin e Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, për ndikimin e tij në ndryshimin e mënyrës së funksionimit të biznesit dhe politikës në Shtetet e Bashkuara.

Përmes një postimi të shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë, Trump e cilësoi Muskun si një figurë që ka sjellë një “ndryshim kolosal” në mënyrat tradicionale të të bërit biznes në Uashington.

“Faleminderit, Elon. Elon ka dhënë një ndryshim kolosal në mënyrat e vjetra të të bërit biznes në Uashington… Shërbimi i Elon Musk ndaj Amerikës ka qenë pa krahasim në historinë moderne,” deklaroi Trump.

Theksojmë se Musk është larguar nga administrata Trump.

Duke folur për “CBS Sunday Morning”, në një intervistë që do të publikohet të dielën, sipas CNN, Musk është shprehur se ka “mendime të ndryshme” me administratën e Donald Trump-it dhe nuk është “plotësisht dakord” me disa nga veprimet e saj.