Nga sot, hyn në fuqi Ligji për efikasitet energjetik - Gazeta Express

Nga sot, hyn në fuqi Ligji për efikasitet energjetik

Ballina

Gazeta Express

18/02/2020 10:20

Nga sot hyn në fuqi Ligji i ri për efikasitet energjetik, përcjell GazetaExpress.

Me këtë zgjidhje ligjore shteti ynë zbaton plotësisht rregullat përkatëse të Bashkimit Evropjan për efikasitet energjetik.

Përfitimet nga Ligji për efikasitet energjetik janë të shumta në disa fusha:
Përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe arritjen e kursimit të energjisë si qëllim primar, punësime të reja dhe ringjallja e punës së kompanive që ofrojnë shërbime energjetike dhe që kryejnë auditime energjetike, kornizë ligjore për realizimin e projekteve për rikonstruktimin e ndërtesave, prokurimin e pajisjeve dhe instalimeve me efiçencë energjetike, si dhe shërbime të tjera energjetike pa ndonjë ndërprerje të konsiderueshme financiare për përdoruesit e atyre shërbimeve,sjelljen e mundësive për mbështetje shtesë financiare për realizimin e projekteve të efikasitetit energjetik, përmes krijimit të Fondit për efikasitetit energjetik me një ligj të posaçëm,përmirësimi i efikasitetit energjetik të produkteve të disponueshme në tregjet e Republikës së Maqedonisë Veriore, në përputhje me rregullat e reja për etiketimin dhe eko-modelimin e produkteve që përdorin energji./GazetaExpress/

Besmir Lika