Nga shef i Ferrarit, te shofer i të moshuarëve - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

18/04/2020 13:46

Nga shef i Ferrarit, te shofer i të moshuarëve

Sport

Gazeta Express

18/04/2020 13:46

Janë të shumtë njerëzit e sportit që gjatë kësaj periudhe po japin kontributin e tyre në luftën kundër koronavirusit.

Disa kanë dhënë mbështetje financiare për spitalet, disa të tjerë kanë mbledhur fonde, ndërsa disa të tjerë kanë zbritur në fushë për të ndihmuar personalisht.

Njëri prej tyre është Maurizio Arrivabene ish-shefi i skuadrës së Ferrarit nga 2015-ta deri në 2018-ën.

Siç raporton revista QN, Arrivabene nuk ja ka thënë askujt por që nga momenti që gjendja është bërë alarmante nga koronavirusi, ai ka ndihmuar duke transportuar të moshuarit në spital duke u bërë kështu shofer.

Me pak fjalë jeta në karantinë e Maurizio Arrivabenes ka qenë e njëjtë me atë të një shoferi ambulance.