Nga sa para i fituan ekipet kosovare nga garat europiane këtë sezon? - Gazeta Express
string(67) "nga-sa-para-i-fituan-ekipet-kosovare-nga-garat-europiane-kete-sezon"

Futboll

Gazeta Express

14/08/2025 23:10

Nga sa para i fituan ekipet kosovare nga garat europiane këtë sezon?

Futboll

Gazeta Express

14/08/2025 23:10

Klubet e Kosovës kanë përfituar shuma të konsiderueshme nga pjesëmarrja në garat evropiane këtë edicion, duke përforcuar buxhetet e tyre.

Malisheva ka siguruar 325 mijë euro, ndonëse u eliminua në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës nga Vikingur Reykjavik, shkruan Gazeta Express.

Prishtina ka arkëtuar 700 mijë euro, pasi u eliminua fillimisht në raundin e parë të Ligës së Europës nga Sheriff Tiraspol, ndërsa më pas edhe në raundin e dytë të Ligës së Konferencës nga Larne.

Ballkani, kampioni i Kosovës, ka përfituar 900 mijë euro, por u eliminua sonte në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës nga Shamrock Rovers.

Drita është skuadra me përfitimet më të mëdha: ajo fillimisht u eliminua nga raundi i dytë kualifikues i Ligës së Kampionëve nga Copenhagen, ndërsa sot pësoi eliminimin edhe në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Europës nga FCSB.

Megjithatë, gjilanasit do të vazhdojnë garën në play-off të Ligës së Konferencës, ku përballen me Differdange të Luksemburgut.

  • Nëse eliminohet në këtë fazë, Drita do të arkëtojë 1.7 milionë euro.
  • Në rast se arrin në fazën e grupeve, do të përfitojnë 3.2 milionë + bonuse nese arrin fazën e Ligës