Nga raportet me femrat, te ëndrra për titullin kampion, rrëfehet Strakosha - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

29/05/2020 22:00

Nga raportet me femrat, te ëndrra për titullin kampion, rrëfehet Strakosha

Sport

Gazeta Express

29/05/2020 22:00

Portieri i Lazios dhe Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha ishte i ftuari i fundit i emisionit “FanZone”, ndërsa në një lidhje telefonike menjëherë pas përfundimti ët stërvitjes me jklubin italian, komentoi edhe thashethemet se ishte prekur nga koronavirusi.

Kohët e fundit emri juaj ka qarkulluar shumë në media, për shkak të një thashethemi…
Shyqyr Zotit jam mirë. Shpresoj që dhe ju të jeni mirë. Kur njerëzit flasin shumë, thonë edhe gjë tepër. Por kur bëhet fjala për shëndetin nuk është mirë të flasësh tepër. Radhën e ka avokati im të merret me këto gjëra. Unë jam mirë dhe po stërvitem normalisht.

A besoni te titulli kampion?
Shpresojmë të dalim kampionë. Po bëhemi gati për këtë ëndërr. Jemi afër dhë ëndërrojmë të fitojmë kampionatin.

Është folur për një premio prej 10 milionë eurosh…
Nuk është e vërtetë shifra 10 milionë euro, ja kanë futur kot. Nuk është për lekë, është diçka morale.

Do të pranoje të prisje flokët, nëse do të shpalleshit kampionë?
Nuk e di. Të shikoj familjen aq të lumtur, nuk ka gjë më të bukur në botë. Ata do të jenë më të lumtur se mua.

A është Lazio gati për sprintin final të kampionatit?
3 muaj nuk besoj që ka ndodhur ndonjëherë që të mos kemi luajtur futboll. Për të gjithë ekipet do të jetë e vështirë dhe nga ana fizike. Do të jetë e vështire që të gjithë të kapim formën. Ndeshjet nuk do të jenë të njëjta. Nuk kishim luajtur kurrë në këto muaj. Nuk do të jetë kampionat i ri, por do të jetë diçka e re. Gjithmonë Juventusi është më i favorizuari, sepse ka gjithë ata lojtarë. Nuk jemi aq arrogantë që të themi që jemi më të fortë se Juventusin.

Luhet pa tifozë. A do të futësh ndonjë nga familjarët e tu në stadium me mik?
Babin do ta hipi në helikopter që ta shikojë ndeshjen, ndërsa mamin jo se ka frikë.

A ke të dashur aktualisht dhe a preferon t’i dërgosh ato në shtëpi?
Nuk kam asnjë të dashur. Çfarë ndodh, ndodh, por kur futet në shtëpi është shumë serioze, ndaj më mirë jashtë. Deri tani kam futur vetëm 1 gocë para shumë kohësh në shtëpi dhe nuk doli mirë.

Do të pranoje të martoheshe me një shqiptare?
Për mua nuk ka lidhje nga është. Po më pëlqeu dhe ndihem mirë s’ka problem. Më pëlqejnë edhe shqiptaret edhe greket. Shqiptaret janë më të mira nga pamjet, tani për tani.

Sa mundësi ka që Rashica të transferohet te Lazio?
Miloti është shumë lojtarë i mirë dhe njeri i mirë, po të vinte te ne, do të ishte një plus i madh. Si karakter është shumë i mirë, ndërsa në fushë të gjithnjë e dinë çfarë mund të bëjë. /SS/