string(61) "nga-qkuk-flasin-per-gjendjen-e-bilallit-pas-lendimit-te-rende"

Sport

Gazeta Express

06/05/2025 21:02

Nga QKUK flasin për gjendjen e Bilallit, pas lëndimit të rëndë

Sport

Gazeta Express

06/05/2025 21:02

Oltion Bilalli, futbollisti i Gjilanit, pësoi një lëndim serioz në minutat e fundit të ndeshjes kundër Malishevës, pasi u godit aksidentalisht gjatë një dueli me portierin e Malishevës, Ilir Avdyli.

Pas incidentit, Bilalli u largua me urgjencë nga fusha dhe u dërgua fillimisht në Spitalin e Gjilanit, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

Për gjendjen e tij ka folur Drejtori i Emergjencën në QKUK, Naser Syla.

“Është pranu te ne rreth orës 19:00, është duke u trajtuar në Qendrën e Emergjencës. Janë kryer disa ekzaminime të nevojshme, gjendja është stabile për momentin por e rëndë, është në aparat me frymëmarrje të asistuar dhe me terapi për sedacion dhe analgjetik, pas orës 22:00 do të ia përsërisim edhe disa ekzaminime. Mandej së bashku me konsultantët vendosim çka tutje. Trajtimi i mëtutjeshëm do të vazhdojë në Mjekimin Intenziv Qendror”, tha Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla për Dukagjinin./GazetaExpress/