Nga qershori në shtator, valë nxehtësie dhe kushte të motit ekstrem - Gazeta Express
string(66) "nga-qershori-ne-shtator-vale-nxehtesie-dhe-kushte-te-motit-ekstrem"

Nga qershori në shtator, valë nxehtësie dhe kushte të motit ekstrem

Gazeta Express

29/05/2020 21:59

Temperaturat e vrojtuara në sipërfaqen e oqeanit Paqësor gjatë periudhës janar-prill 2020 tregojnë për ndikim të theksuar të fenomenit El Nino në kushtet e motit global.

Ndërsa një tjetër tablo më të butë, prezanton oqeani Indian ku fundi i vitit2019 dhe përgjithësisht këto muaj të 2020 tregojnë për një fazë neutrale të Elninos. Parashikohet një dobësim i lehtë i El Nino-s nga fundi i muajit korrik, por ky dobësim pritet të jetë gradual prandaj dhe ndikimi i tij në stinën e verës për pjesën më të madhe të Europës, do të ndjehet në fillim-vjeshtë.

Lexo Edhe:

Në këto kushte, vera e këtij viti do të ndjekë trajektoren termike të 5 viteve të fundit me temperatura të larta, por ndryshe nga vitet e tjerë, ditët shumë të nxehta gjatë verës 2020 do të jenë më të pakta.

Edhe tabloja e reshjeve gjatë periudhës qershor-shtator, paraqitet e varfër, pasi reshjet do të shfaqen në kontinent jo në trajtën e tyre të natyrshme, por në formën e 2-3 stuhive tropikale, të cilat do të sjellin kushte të motit ekstrem, kryesisht në Evropën Perëndimore.

Ajo çfarë do të spikatë gjatë muajve të nxehtë të këtij viti, është shfaqja e stuhive tropikale, jo vetëm në pellgun e Mesdheut nga brigjet e Spanjës në Izrael, por edhe në gjerësi gjeografike veriore si veriu i Italisë, Austria, Hungaria dhe Gjermania.

Parashikohet që nga qershori deri në fillim-vjeshtë, Evropianët të përballen me kushte të motit ekstrem të natyrave të ndryshme nga moti i nxehtë me thatësirë dhe zjarre në pyje deri te stuhitë afatshkurtra të natyrës tropikale.