Nga poligoni ku vdiq 24-vjeçari thonë se ishte vetëvrasje e qëllimshme - Gazeta Express
string(70) "nga-poligoni-ku-vdiq-24-vjecari-thone-se-ishte-vetevrasje-e-qellimshme"

Nga poligoni ku vdiq 24-vjeçari thonë se ishte vetëvrasje e qëllimshme

Lajme

Gazeta Express

01/12/2021 20:25

Një 24 vjeçar ka vdekur pas plagëve që ka marrë nga një armë zjarri në një poligon shenjëtarie në Obiliq.

Sipas njoftimit nga poligoni, i riu kishte bërë vetëvrasje qëllimisht.

Lexo Edhe:

Tutje, sqarohet se ngjarja ka ndodhur përkunder faktit se janë zbatuar të gjitha procedurat standarde të sigurisë.

Ndërsa, lajmin për vdekjen e të riut për Gazetën Express e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Naser Syla.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, ndërsa i plagosuri ka vdekur rreth orës 19:15.

“Rreth orës17:45, është  pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë arma zjarrit. Pastaj rreth orës 19:15, nga ana e mjekeve në QKUK është konfirmuar që viktima ka ndërruar jetë”.

Njoftimi i plotë:

Me qellim te informimit te drejte dhe me qellim te parandalimit te thashethemeve dhe dezinformatave te shumeta, e duke pasur respekt ndaj privatesise se personave te perfshire ne ngjarje, njoftojme opinionin se para pak kohesh, ne poligonin e shenjetarise ka ndodhur nje vetevrasje e qellimshme.

Ngjarja ka ndodhur perkunder faktit se jane zbatuar te gjitha procedurat standarde te sigurise.

Kerkojme nga te gjithe, e sidomos mediet qe te kujdesen per menyren e informimit dhe te kene respekt ndaj familjes se te ndjerit.

Çfaredo informate rreth ketij rasti, do te merrni nga zyrtaret perkates te Policise se Kosoves