Nga pista në dhomën e ankimimeve, Mercedes kërkon penalitet për Verstappen - Gazeta Express
string(73) "nga-pista-ne-dhomen-e-ankimimeve-mercedes-kerkon-penalitet-per-verstappen"

Nga pista në dhomën e ankimimeve, Mercedes kërkon penalitet për Verstappen

Sport

Gazeta Express

16/11/2021 19:24

KOMENTEDownload WordPress Themes and plugins.Free Download Nulled WordPress Themes and plugins.

Gara për titullin kampion në Formula 1 është më spektakolare se kurrë, teksa kanë mbetur edhe tre gara nga fundi dhe dyshja Max Verstappen e Lewis Hamilton vijojnë të kenë një diferencë shumë të ngushtë prej vetëm 14 pikësh.

Lexo Edhe:

Akoma më e ngushtë është diferenca mes skuadrave, me Mercedes që kryeson me 11 pikë më shumë se Red Bull, ndërsa tre betejat e ardhshme, që do të zhvillohen përkatësisht në Katar, Arabinë Saudite dhe Abu Dhabi, pritet të jenë vërtetë spektakolare.

Fundjavën që lamë pas Hamilton u rikthye te fitorja, pasi triumfoi në garën e Interlagosit në Brazil, megjithatë beteja tashmë është spostuar në sallën e ankimimeve, pasi Mercedes ka kërkuar një hetim për pilotin e Red Bull, Max Verstappen.

Bëhet fjalë për një episod të regjistruar në xhiron e 48 të garës së Interlagosit, ku Verstappen del më gjerë në kthesë, për të nxjerrë ajshtë piste Hamilton, megjithatë komisarët e pistës vendosën të mos ndërhyjnë.

Gjithsesi duke parë pamjet e ofruara nga Formula 1 në kënde të ndryshme, Mercedes ka vendosur të ankimojë rastin, me shpresën që Verstappen mund të marrë ndonjë penalitet për garën e ardhshme, në fund të muajit në Katar. /SS/