Nga Parisi në Washington(1919-2020) - Gazeta Express
string(33) "nga-parisi-ne-washington1919-2020"

Nga Parisi në Washington(1919-2020)

Gazeta Express

04/07/2020 16:07

Shqiptarët duhet ta kenë të qartë se nëse  nuk bëhen bashkë për t’i mbrojtur interesat e vendin , atëher çfarë mund të presim prej të tjerëve? Shembullin më të freskët se bashkimi me të vërtetë bënë fuqinë, e kemi pikërisht tek zgjedhjet e fundit në Serbi, ku si rezultat i  bashkimit të shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcin e Medvegjës ata arritën një epilog pozitiv

Shkruan: Behar Hyseni

Lexo Edhe:

Kanë kaluar më shumë se një  shekull prej se përfundoi Lufta e Parë Botërore, pas përfundimit të së cilës nga shtetet fituese të luftës Franca, Britania e Madhe, SHBA-ja dhe Italia u thirr Konferenca e Versajës e njohur ndryshe si Paqja e Parisit. Në Versajë,  do të bëhej përpjekje të arrihej një paqe e një rend i ri botëror, ku do të rishikoheshin edhe kufijtë e Evropës  së pasluftës. Në këtë ngjarje madhore do të diskutohej edhe çështja e territoreve shqiptare, të cilat synoheshin të aneksoheshin nga shtetet fqinje e nga Italia, e cila e kishte nënshkruan edhe Traktatin e fshehtë të Londrës(1915), me anë të së cilit u radhit në anën e aleatëve  pikërisht për përfitime territoriale. Kërkesat e shqiptarëve (tokat e të cilëve gjatë LPB ishin shndërruar në fushëbetejë të Fuqive të Mëdha) ishin që t’i njihej pavarsia e cila i’u ishte garantuar  në Konferencën e Londrës së vitit 1913. Por, shqiptarët në vend që të unifikoheshin e të bashkuar t’i paraqisnin kërkesat e tyre, ata edhe në këtë ngjarje me rëndësi jetike  për popullin, u përçanë. Shqiptarët në Paris nuk u prezantuan as me një delegacion as me dy, por me plotë tetë delegacione, duke filluar nga perfaqësuesit e qeverisë së përkohshme të Durrësit e deri te diaspora shqiptare në Amerikë, të cilët në vend që të gjenin një gjuhë të përbashkët për të mirën e përgjithshme, ata gjenin kohë edhe për të sulmuar e etiketuar me epitete të ndryshme njëra-tjetrën. Kjo luftë e brendshme e ky moskoordinim padyshim që dobësoi faktorin shqiptar në Paris, pasi të bashkuar zëri i tyre  mund te dëgjohej më shumë.      

 Por, edhe kur kanë kaluar më shumë se një shekull nga Paqja e Parisit, mentaliteti i politikës shqiptare duket se ka ngecur ende në fillimet e shekullit XX. Tashmë jemi në vitin 2020, dhe Kosova ka para vetes njërin ndër proceset më delikate që nga çlirimi i saj, procesin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë. Derisa presioni ndërkombëtarë për bisedime është jashtëzakonisht i madh, e zërat për  përmbajtjen e mundshme të marrëveshjes sa vinë e shtohen, klasa politike shqiptare në Kosovë edhe kësaj rradhe, si shpeshherë në histori, është e ndarë.  Për përfitime të natyrave të ndryshme, elita jonë politike në rend të parë po i vendosin interesat personale, partiake e klanore, e më pas ato shtetërore.

Deri sa  skena politike kosovare po gjendet në një turbullirë të madhe, situatë ndryshe po mbizotëron te shteti ynë fqinj. Serbia me në krye Aleksandër Vuçiçin (i cili pas zgjedhjeve të fundit në Serbi e forcoi edhe më shumë pozicionin e tij politik) shkon e përgatitur dhe unifikuar në Washington, me synimin e vetëm që të përfitoj sa më shumë në dëm të Kosovës. Shqiptarët duhet ta kenë të qartë se nëse  nuk bëhen bashkë për t’i mbrojtur interesat e vendin , atëher çfarë mund të presim prej të tjerëve? Shembullin më të freskët se bashkimi me të vërtetë bënë fuqinë, e kemi pikërisht tek zgjedhjet e fundit në Serbi, ku si rezultat i  bashkimit të shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcin e Medvegjës ata arritën një epilog pozitiv ngase fituan mandate si asnjëherë më parë  në parlamentin serb dhe mbi të gjitha triumfoi idea e bashkimit.

Elitat politike shqiptare duhet të marrin mësim nga historia e popullit tonë, nga e kaluara, nga qasja dhe vendimet e Fuqive të Mëdha për shqiptarët, ngase në këtë mënyrë mund të evitohen lëshimet eventuale të cilat mund t’i kushtojnë popullit tonë për vite e gjenerata të tëra.