string(107) "nga-njohja-me-kryeministrin-ne-universitet-te-mospagimi-i-taksave-disa-fakte-per-zonjen-e-pare-te-anglise-2"

Lajme

Gazeta Express

24/10/2022 18:57

Nga njohja me kryeministrin në universitet te mospagimi i taksave, disa fakte për Zonjën e Parë të Anglisë

Lajme

Gazeta Express

24/10/2022 18:57

Rishi Sunak, kryeministri i ri i Britanisë me origjinë indiane është përballur me polemika të shumta gjatë marrjes së postit. Njëra prej tyre lidhet me gruan e tij Akshata Murthy, e cila u martua me Rishi Sunak në vitin 2009.

Këtu janë 8 informacionet lidhur me Zonjën e Parë të Britanisë:

Akshata Murthy u takua me Rishi Sunak ndërsa ata  studionin së bashku në Universitetin Stanford.

42-vjeçarja është vajza e themelueses së Infosys, Narayana Murthy.

Me gruan e tij, Akshata Murthy, Rishi Sunak ka një pasuri të kombinuar prej 730 milionë paund.

Pasuria neto individuale e Akshata raportohet të jetë 500 milionë dollarë.

Çifti zotëron ‘të paktën katër prona’, duke përfshirë një shtëpi prej 7 milionë dollarësh në Kensington.

Akshata Murthy ishte në qendër të polemikave, kur u zbulua se ajo nuk e kishte vendbanimin të rregjistruar në MB, për shkak të të cilit mund të shmangë disa taksa.

“Akshata Murthy është një shtetase e Indisë, vendi i lindjes së saj dhe shtëpia e prindërve”, sqaroi më pas zëdhënësi i saj.

Vlerësohet se për shkak të vendbanimit të saj, Akshata Murthy mund të jetë në gjendje të kursejë 20 milionë dollarë. /abcnews.al

aaaaa