Nga nisja deri te kthimi me trofe nga Mitrovica, KB Peja emocionon sërish tifozët me një video nga dita kur u shpall kampione - Gazeta Express
string(124) "nga-nisja-deri-te-kthimi-me-trofe-nga-mitrovica-kb-peja-emocionon-serish-tifozet-me-nje-video-nga-dita-kur-u-shpall-kampione"

Sport

Gazeta Express

28/05/2023 14:33

Nga nisja deri te kthimi me trofe nga Mitrovica, KB Peja emocionon sërish tifozët me një video nga dita kur u shpall kampione

Sport

Gazeta Express

28/05/2023 14:33

KB Peja ka publikuar një video nga dita e shpalljes kampione e Kosovës për sezonin 2022/23 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra e drejtuar nga Rami Hadar u kurorëzua me këtë titull më 18 maj, kur e fitoi ndeshjen e pestë finale ndaj Trepçës në “Minatori”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja ishte jashtëzakonisht e fortë dhe interesante, me Pejën që fitoi pas vazhdimeve dhe në çastet e fundit me rezultatin e ngushtë 93:91.

Klubi pejan ka bërë një përmbledhje të krejt asaj dite, nga nisja e tyre drejt Mitrovicës deri te rikthimi në qytetin tyre me trofe pasmesnate.

“Verdhezinjtë” rikthyen edhe emocionet e asaj loje tek tifozët e tyre dhe jo vetëm.

Ndryshe, për Pejën ishte ky titulli i parë i kampionit pas një dekade, si dhe i shtati në histori të klubit. /Gazeta Express/