Nga nesër energjia elektrike për amvisëritë do të shtrenjtohet për rreth 5 përqind, pasi komisioni rregullator i pranoi llogaritjet e reja për shpenzimet në sektorin energjetik. Kompania shtetërore ESM në tender ofroi çmim prej 65 euro për megavat-orë për energjinë bazë, gjë që do të ndikojë në çmimin final që e paguajnë qytetarët.
Sipas autoriteteve, ky shtrenjtim është rezultat i rritjes së kostove të prodhimit, çmimeve më të larta të energjensëve dhe nevojës për të ruajtur stabilitetin e sistemit. Një pjesë e energjisë së nevojshme do të vazhdojë të sigurohet nga kapacitetet vendore, me qëllim uljen e varësisë nga importi.
Vendimi për çmimin e ri u mor nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, i cili theksoi se korrigjimi është i moderuar dhe ka për qëllim sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm në periudhën e ardhshme. Qeveria njoftoi se do të vazhdojnë masat për mbrojtjen e kategorive më të cenueshme të qytetarëve, përmes subvencioneve dhe tarifave sociale, për të zbutur ndikimin në buxhetet familjare.
tag_katrorimaqedoni_2
Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme,...