Nga nesër lejohet falja në Xhami, BIK-u publikon rregullat - Gazeta Express
string(57) "nga-neser-lejohet-falja-ne-xhami-bik-u-publikon-rregullat"

Gazeta Express

27/05/2020 12:59

Nga nesër lejohet falja në Xhami, BIK-u publikon rregullat

Gazeta Express

27/05/2020 12:59

Bashkësia Islame e Kosovës pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen e objekteve fetare, ka dalë me një vendim përmes të cilit njofton se nga dita e nesërme do të rihapen të gjitha objektet fetare në Kosovë.

Në këtë vendim janë listuar edhe rregullat që besimtarët duhet të iu përmbahen.

Lexo Edhe:

Në vendim thuhet që duhet të merret abdes në shtëpi dhe të mos shfrytëzohen abdes-hanet dhe totaletet e përbashkëta, shkruan Gazeta Express.

Në pikën 2 dhe 3 të vendimit thuhet që duhet të përdoren maskat dhe të përdoren dezinfektuesit.

Pika e 4 specifikon ruajtjen e distancës sociale dhe në pikën 5 këshillohet shmangia e tubimeve përpara apo pas faljes së namazeve.

Në pikën 6 thuhet që ligjërata e ditës së Xhuma të mos zgjasë më shumë se 10 minuta. /Express/