Nga ndezja e zjarrit në Skënderaj shpërthyen dy bombola gazi duke lënë të lënduar një të mitur - Gazeta Express
string(94) "nga-ndezja-e-zjarrit-ne-skenderaj-shperthyen-dy-bombola-gazi-duke-lene-te-lenduar-nje-te-mitur"

Lajme

Gazeta Express

06/04/2026 8:56

Nga ndezja e zjarrit në Skënderaj shpërthyen dy bombola gazi duke lënë të lënduar një të mitur

Lajme

Gazeta Express

06/04/2026 8:56

Të dielën në Skenderaj, një person kishte ndezur një zjarr nga ku eksploduan dy bombola gazi. Si pasojë e këtij shpërthimi një i mitur ka pësuar lëndime trupore.

I mituri është dërguar për mjekim në QKUK dhe më pas është liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/ Skenderaj 05.04.2026-15:00. Raportohet se i dyshuari m/k kishte ndezur një zjarr dhe nga zjarri kanë eksploduar dy bombola gazi. Si pasoj e shpërthimit një i mitur m/k ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK dhe pas tretmanit është liruar në shtëpi. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Advertisement
Advertisement
Advertisement